ZANATI QË VJEN NGA MALI I SHENJTË
Pas dy dekadash pune dhe përkushtimi në Greqi, mjeshtri zdrukthtar që nisi rrugëtimin e tij në Manastirin e Shën Ksenofontit, në malin e shenjtë të Athosit, sjell sot në Shqipëri një traditë të rrallë pune me dru.
Zanati i trashëguar nga mjeshtrat e manastirit është kthyer në art në duart tona. Nga mobilje unike me porosi për shtëpinë tuaj, deri te punime të nivelit të lartë për institucione prestigjioze.